Bolton konfirmon pjesëmarrjen në takimin për Venezuelën

03/08/2019 02:25

Këshilltari amerikan për Sigurinë Kombëtare John Bolton pritet të marrë pjesë në një takim të nivelit të lartë që mbahet të martën në Peru për të diskutuar mbi Venezuelën.

Lajmi u konfirmua nga dy burime të ministrisë së Jashtme të Perusë që thanë gjithashtu se aleatët e Venezuelës, Rusia dhe Kuba e kanë refuzuar ftesën për të marrë pjesë.

Një nga burimet tha se në takim pritet të marrë pjesë edhe sekretari amerikan i Tregtisë Wilbur Ross. Aty do të diskutohet lidhur me krizën politike në Venezuelë dhe ndërtimin e mbështetjes për zgjedhje të parakohshme.

Të dy burimet kërkuan të mbeteshin anonim pasi siç thanë, lista e pjesmarrësve në këtë takim nuk është njoftuar ende. Një zëdhënës i zotit Bolton nuk pranoi të komentojë po kështu edhe departamenti i amerikan i Tregtisë.

Autoritetet peruane kanë ftuar rreth 100 ministra të Jashtëm në takimin e nivelit të lartë dhe patën shpresuar në pjesmarrjen e Rusisë, Kubës, Kinës dhe Bolivisë.

Ideja e takimit ishte nxitja e dialogun mes mbështetësve të Presidentit të Venezuelës Nicolas Maduro dhe kritikëve të tij, tha muajin e kaluar ministri i Jashtëm i Perusë ndërsa njoftoi takimin.

Kina dhe Bolivia nuk e kanë konfirmuar ende pjesëmarrjen, thanë të dy burimet e ministrisë së jashtme të Perusë. /VOA

Top Channel