Pёr herё tё parё qё nga kriza financiare e vitit 2008 Rezerva Federale Amerikane ka ulur normёn bazё tё interesit.
Nё kёtё mёnyrё plotёsohet dёshira e presidentit tё SHBA-sё Donald Trump – por jo plotësisht. Rezerva federale amerikane e uli normёn bazё tё interesit me 0.25 pikё. Mbrojtёsit e monedhёs reaguan nё kёtё mёnyrё ndaj konfliktit tregtar tё nxitur prej presidentit Donald Trump, qё po reflektohet dukshёm ndaj koniunkturёs globale dhe njёkohёsisht edhe ndaj ekonomisё vendase.
Si argument rezerva federale pёrmendi “pasiguritё” duke iu referuar zhvillimit ekonomik. Trump prej kohёsh e ka vendosur nёn presion Rezervën federale, qё ёshtё e pavarur politikisht, pёr ta ulur normёn e interesit. Sё fundi pak para mbledhjes sё bordit të saj, Trump kёrkoi ulje masive. Shefi i Rezervës federale, Jerome Powell, i cili nuk lejon që politika të ndërhyjë nё politikat monetare, me vendimin e marrё i është afruar vetëm pak kësaj kërkese.
“Vendimi i shefit tё rezervës federale nuk ёshtё njё reagim ndaj Trumpit dhe ndёrhyrjeve verbale, por njё reagim ndaj politikёs sё tij tregtare me pasoja tё rёnda pёr SHBA-nё”, thonë ekonomistët.
Rezerva federale e ka lënë ndërkohë të hapur mundësinë për një zbutje tё mёtejshme. Sepse mbrojtёsit e monedhёs deklaruan, se “duan tё veprojnё me arsye”, pёr tё mbrojtur rritjen ekonomike.
Vendimi pёr normёn e interesit nuk ka qenё unanim. Dy vendim marrёs janё shprehur pёr ta ruajtur nivelin e normёs sё interesit. Vitin e kaluar Fed e pati rritur katёr herё normёn bazё tё interesit. Bursat nё SHBA reaguan me humbje tё ndjeshme ndaj kёtij vendimi. Doë Jones ra me 1.2 pёrqind, indeksi i bursёs sё teknologjisё, Nasdaq, ra madje me 1.3 pёrqind.
Top Channel