Që prej ditës së enjte rreth 120 refugjatë në një anije të rojes bregdetare italiane ishin në pritje. Tani ata lejohen të zbresin në tokë italiane.

“Misioni u realizua” u shpreh në mënyrë pllakative ministri i brendshëm i Italisë, Matteo Salvini. Italia megjithatë do të ndihmojë.

Një zëdhënëse e Komisionit të BE-së tha, se pesë vende anëtare: Gjermania, Franca, Portugalia, Luksemburgu dhe Irlanda janë shprehur të gatshëm të pranojnë refugjatë të shpëtuar nga anija e rojes bregdetare italiane “Bruno Gregoretti”. Sipas të dhënave të ministrit të Brednshëm Matteo Salvini disa nga të shpëtuarit do të qendrojnë në Itali. Kisha Katolike do të kujdeset për ta.

Pas deklaratës nga Brukseli, Salvini prremtoi, që 116 refgujatët të bllokuar në bordin e anijes “Gregoretti” do të lejohen të zbarkojnë në vend.

Anija e rojes bregdetare italiane të enjten para një jave shpëtoi në Mesdhe mbi 130 migrantë, që ishin nisur me gomone nga Libia dhe rrezikonin të mbyteshin. Salvini nga partia e dajthtë Lega, fillimisht e refuzoi ankorimin e anijes “Gregoretti ” në portet italiane. Autoritete italiane megjithatë morën nga anija disa refugjatë për arsye shëndetësore.

Të shtunën ((28.07) anija u lejua të ankorojë në portin Augustas në Sicili. Por Salvini theksoi, se refugjatët e tjerë do të lejohen të dalin në tokë, vetëm pasi BE-ja të bjerë dakord për shpërndarjen e tyre në vendet anëtare.

Sipas të dhënave të presidentit të Kryqit të Kuq ndërkombëtar dhe Lëvizjes së Gjysmë Hënës së Kuqe, Francesco Rocca, organiazat e tij e pati furnizuar anijen me artikuj higjenikë dhe veshmbathje.

Por një rast tjetër i ngjashëm mund të përsëritet. Salvini ia ka ndaluar ankorimin në ujërat italiane anijes gjermane të shpëtimit “Alan Kurdi”, e cila mban 40 persona të shpëtuar në bord. Këtë e njoftojnë mediet italiane duke iu referuar burimeve të Ministrisë së Brendshme në Romë. Salvini ka deklaruar, se do ta nënshkruajë udhëzimin për ndalimin e saj. “ju jeni një organizatë jo qeveritare gjermane dhe e dini, se ku mund të udhëtni, por jo në Itali. Pikë”, shkruan Salvini./Dw

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA