Aparaturat e kasave fiskale kanë rezultuar difektoze.

Për të mos pasur probleme me organet tatimore shumë herë tregtarëve u është dashur të riparojnë defektet e kushtueshme të kasës fiskale.

Ndërkohë projektligji i ri i fiskalizimit synon të sjellë një raportim të ri të shitjeve dhe blerjeve nga bizneset. Këto të fundit do të lëshojnë fatura elektronike, të cilat do të regjistrohen automatikisht nga organet tatimore nëpërmjet internetit. Kështu të gjitha shitjet do të raportohen në kohë reale dhe jo në fund të ditës siç është sot.

“ Më është prishur kasa aq herë sa nuk e mbaj mend. Kam 6 vjet që punoj me kasë dhe nuk e di se sa lekë kam derdhur për ta rregulluar. Kjo kasa fiskale të shohim se si do të jetë.
Është prishur 40 mijë lekë e kam rregulluar, edhe pse bëj kolaudimin prap prishen këto.
Kam 15 vjet me ketë biznes, prej 6 vitesh jam me kasa fiskale, po ja prishen këto dy ditë më parë e cova ta rregulloj, mos pyet sa kushton se nuk e di. “, thonë disa tregtarë.

10 vite më parë të gjithë bizneset u detyruan të blejnë kasat fiskale me të cilat lëshonin faturat dhe raportonin xhiro në tatime. Këto kasa punojnë me sistemin 2 G tashmë të vjetëruar.

Por problemi më i madh për biznesin ishin kostot e mirëmbajtjes së aparaturave që dëmtohen shpesh nga përdorimi. Prej një janarit të gjitha këto kasa nuk do përdoren më dhe sistemi i raportimit do jetë on line.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA