Megjithëse e diela e 30 Qershorit ishte e qetë dhe me incidente të pakta, nuk munguan krimet zgjedhore.

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, duke shfrytëzuar të drejtën e informimit publik, i kërkoi zyrës së shtypit të Prokurorisë së Përgjithshme, të dhënat për procedimet penale që lidhen me krimet zgjedhore para dhe pas zgjedhjeve të 30 Qershorit.

Nga përgjigja e marrë rezulton se 13 prokurori në rrethe kanë regjistruar një total prej 37 procedimesh  penale.

Numrin më të madh me nga 7 secila e kanë prokuroritë e qyteteve të Shkodrës dhe Tiranës.

Procedimet penale nga prokurorët e Shkodrës lidhen me djegien e disa KZAV-e përpara ditës së zgjedhjeve.

Pas Tiranës dhe Shkodrës renditen Elbasani me 4 të tilla dhe Tropoja me 3.

Në përgjigjen për Top-Channel Prokuroria e Përgjithshme thotë se “prokuroritë e tjera të rretheve gjyqësore kanë njoftuar se deri në këto momente nuk kanë të regjistruar procedime penale lidhur me veprat penale që prekin zgjedhjet e lira në funksion të zhvillimit të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore.”

Ndërsa për periudhën kohore 1 janar- 10 qershor 2019 në shkallë vendi janë regjistruar 2  procedime penale nga prokuroritë e Matit dhe Kurbinit.

Siç edhe Top Channel raportoi dy ditë më parë prokuroritë në rrethe,  janë duke monitoruar situatën në ato qytetet ku është duke u tentuar bllokimi konstituimit të këshillave bashkiakë e moslejemi marrjes së detyrës nga kryebashkiatët e rinj.

Ata ish-kryebashkiakë, të cilët nuk do të lirojnë zyrat, priten të përballen me akuza në bazë të nenit 249 të kodit të procedurës penale.

Ky nen parashikon se, “Kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij, vazhdimi i ushtrimit të funksionit shtetëror apo të shërbimit publik nga ana e personit që është vënë në dijeni të vendimit apo rrethanës që u ka dhënë fund ushtrimit të tyre, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose burgim gjer një vit”.

Procedimet

Prokuroria  Shkodër, 7 procedime.

Prokuroria Tiranë, 7 procedime.

Prokuroria  Elbasan, 4 procedime.

Prokuroria  Tropojë, 3 procedime.

Prokuroria  Mat, 2 procedime.

Prokuroria Sarandë, 2 procedime.

Prokuroria Korçë, 2 procedime.

Prokuroria Kavajë, 2 procedime .

Prokuroria  Kurbin, 2 procedime.

Prokuroria  Pogradec, 1 procedim.

Prokuroria Dibër, 1 procedim.

Prokuroria Fier, 1  procedim.

Prokuroria Durrës, 1 procedim.

FOTO GALERI
6/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA