Rrëzohet avioni në një zonë të banuar, 17 viktima

31/07/2019 02:24

Një avion ushtarak është rrëzuar në një zonë të banuar duke shkaktuar vdekjen e të paktën 17 personave.

Ngjarja e rëndë ndodhi të martën në Pakistan, në qytetin Ravalpindi. 5 prej viktimave ishin pjesëtarë të ekuipazhit të avionit, ndërsa 12 të tjerët civilë.

Ushtria pakistaneze njoftoi se avioni ushtarak ishte në një fluturim rutinë stërvitjeje kur u rrëzua, por nuk dha shkaqet e rrëzimit.

“U zgjova nga zhurma e një shpërthimi të madh. Dola jashtë shtëpisë dhe pashë një zjarr gjigant. U përpoqëm të ndihmonim, por zjarri ishte shumë i madh dhe nuk mundëm të bënim gjë”- u shpreh një banor i zonës.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel