Rrëshqitje masive dheu, 36 viktima përfshirë dhe fëmijë

28/07/2019 22:03

Të paktën 36 persona deri tani njoftohet se kanë vdekur nga një rrëshqitje e tokës që goditi një fshat në jug të Kinës. Ngjarja e rëndë ndodhi të martën.

Mediat lokale të drejtuar gjithashtu raportojnë se 15 njerëz janë zhdukur pasi një valë masive balte ka “varrosur” më shumë se 20 shtëpi në krahinën e Guizhou.

Autoritetet kineze i thanë agjencisë së lajmeve Xinhua se 40 persona të tjerë ishin shpëtuar nga rrëshqitjet e tokës në qarkun Shuicheng.

Rrëshqitjet masive të dheut vijnë si pasoje e reshjeve të denduar të shiut të cilat kanë mbërthyer prej ditësh të gjithë Kinën.

Tek viktima mendohet se janë edhe dy fëmijë dhe një nënë me një foshnje.

Top Channel