Muzeu u selfie-t në Budapest, shifra rekord vizitorësh

28/07/2019 19:12

Muzeu i selfie-t në Budapest, që lejon vizitorët të shkrepin foto në ambjente shumëngjyrëshe, është kthyer në një hit të vërtetë për gjeneratën e Instagramit.

Vendas e turistë të huaj kanë nisur t’i drejtohen atij masivisht, ndërsa në rrjette sociale përshkruhet si një “atraksion që nuk duhet humbur”. Dhe vërtet, me pothuajse 30,000 vizitorë që kur u hap dhjetorin e vitit të kaluar kaluar, “Muzeu i Selfie-t”, i cilësuar si i pari i këtij lloji në Europë, është tashmë një nga vendet më të kërkuara nga vizitorët e kryeqytetit hungarez.

“Janë disa gjëra që i joshin njerëzit shumë, për shembull palmat e pozicionuara në një mënyrë të tillë që duket sikur varen nga tavani, në disa dhoma çdo gjë është rozë, nëse je krijues mjaftueshëm, mund t`i përdorësh me mjaft fantazi këto vende për foto”- tha Lilla Gangel, bashkëthemeluese e muzeut.

Krijuesit e saj thonë se ideja e tyre, e frymëzuar nga një strukture e ngjashme ne SHBA, ka si objektiv brezin e ri, qe eshte vazhdimisht ne kerkim te risive kur vjen fjala tek postimet ne rrjetet sociale.

Top Channel