Sokoli është një emigrant nga Greqia. Pasi ka punuar shumë vjet jashtë Shqipërisë, ai e gjeti pasionin e tij mes malesh në fshatin Sinec të Kuçovës.
I shtrirë mes kodrash të gjelbëruara dhe fushave pjellore, emrin Sinec, fshati e ka marrë nga një burim me ujë të kristaltë që rrjedh mes shkëmbinjve.
Sineci është ëndrra e sokolit, e bërë realitet më në fund, pas vitesh të gjata pune në emigracion. Sot ai e ka kthyer burimin në një pikë të vizitueshme ku ushtron biznesin e tij.
Sokoli bashkë me fëmijët e tij kthehet çdo verë në këtë zonë ku thotë se ëndërronte të investonte prej mëse 20 vjetësh.
Edhe pse për të udhëtuar drejt kësaj perle të natyrës 30 minuta larg Kuçoves, rruga nuk është e lehtë. Vizitorët që mbërrijnë në këtë oaz thonë se investimet duhet të bëhen, por megjithatë rrugëtimi më këmbë mbetet një pjesë e aventurës që i entuziazmon.
Top Channel