27/11 13:22
E shtrirë në disa kilometra vijë bregdetare, nga lagunat e zonës se Lezhës deri në fillim të deltës së Lumit Mat, vija bregdetare e Talës, deri para disa vitesh ishte thuajse e panjohur.
Në bregdetin e Talës janë shtuar vitet e fundit vizitorët. Jo vetëm shqiptarë por edhe të huaj, por me frekuentim më të madh shtohen edhe kërkesat për infrastrukturë. Çdo vit shtohen hotele e restorante, por pushuesit duan edhe shëtitore.
Administratori i Talës, Albert Rrusti është optimist për investime të reja.
Bregdetin e Talës në Lezhë e zgjedhin më së shumti për vlerat kurative të jodit por edhe çmimet jo të shtrenjta.
Top Channel