Humbjet prodhuesi i automobilëve Daimler i njihte vetëm me të dëgjuar. Por tani ky problem e ka prekur edhe koncernin prestigjoz. Koncerni do t’i bëjë ballë krizës duke marrë masa kursimesh.

Rënia e blerjeve në mbarë botën dhe problemet e kushtueshme – kryesisht me automjetet me naftë – i kanë sjellë humbje në bilanc, në tremujorin e dytë të vitit prodhuesit Daimler.

Në tremujorin e dytë prodhuesi i automjeteve të kategorisë superiore ka pasur një humbje neto prej 1.2 miliardë eurosh, sikurse komunikoi sipërmarrja të mërkurën (24.07), pas një fitimi me 1.8 miliardë euro në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Si arsye koncerni ka përmendur tërheqjen e automjeteve me naftë për shkak të skandalit të emtimeve si dhe për një seri me probleme të Airbag-ut.

Po ashtu Daimler prej disa kohësh ka nisur të ndjejë renien në shumë tregje, që është reflektuar në xhiron e koncernit. Kësaj i shtohen edhe vështirësitë e ecurisë me modelet e reja. /DW

Top Channel