Sulmuan fizikisht 2 gra në autobus, dalin akuzat për 4 adoleshentët

26/07/2019 02:05

Katër adoleshentë janë akuzuar për një sulm homofobik ndaj dy grave që refuzuan të putheshin në një autobus në Londër.

Sulmi mbi Melania Geymonat dhe të dashurën e saj Chris ndodhi në kuvertën sipër të autobusit kur ato po udhëtonin për në Camden Town më 30 maj.
Të dy gratë pësuan lëndime në fytyrë dhe morën trajtimin e nevojshëm në spital.

Djemtë, të moshës nga 15 deri në 17 vjeç, janë akuzuar të gjithë me akuzat: krim të rënduar për urrejtje dhe do të paraqiten në Gjykatën Rinore të Këndit të Highbury më 21 gusht.

Tre nga të dyshuarit do të përballen me akuza të mëtejshme:

Një 16-vjeçar, nga Wandsworth, në jug të Londrës, akuzohet për vjedhje dhe përdorimin e mallrave të vjedhura.

Një tjetër 16-vjeçar, nga Kensington dhe Chelsea, është akuzuar për posedimin e kanabisit.

Ndërsa djali më i ri nga grupi një 15 vjeçar, gjithashtu nga Kensington dhe Chelsea, është akuzuar për përdorimin e mallrave të vjedhura.

Duke folur për sulmin, zonja Geymonet tha se sulmuesit e saj flisnin me agesivitet rreth lesbikeve, pozicioneve seksuale si dhe në fund kërkuan që ajo të puthej me të dashurën e saj. Refuzimi solli dhunimin e tyre.

Top Channel