Vrasja e gruas, shkon në 8 numri i viktimave vetëm gjatë këtij viti/ Mblidhet parlamenti, opozita në Kosovë kërkon dorëheqjen e drejtuesve të institucioneve
26/10 19:43
Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Brnjak të Rahovecit, në Kosovë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes tre persona, dy burra dhe një grua, kanë ndërruar jetë, ndërsa tre të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe po marrin mjekim në spital.
Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë parakalimi i gabuar, ndërkohë që policia vijon hetimet për të zbardhur ngjarjen.
Drejtuesit e policisë dhe institucioneve të tjera kanë bërë apel ndaj shoferëve që të tregojnë kujdes në rrugë, për të shmangur tragjeditë.
Top Channel