Këto janë pamjet që të ofron plazhi i Shëngjinit në këto ditë të nxehta korriku.

Mungesa e hapësirave publike mbetet ende një nga problematikat e zonës, pasi i janë dhënë për shfrytëzim biznesit privat. Pushuesit kërkojnë që të ndërhyhet nga pushteti vendor, pasi shumë prej tyre nuk kanë mundësi financiare që të paguajnë shezllone, çmimi i të cilit varion nga 500 lek deri ne 25 euro.

Por nga ana tjetër administratori i Shëngjinit Gjokë Caci bën me dije se Shëngjini ka hapësira të mjaftueshme publike si në Ranën e Hedhur, por edhe në Kune Vain, në dy zona të largëta ku jo të gjithë kanë mundësinë për t’i frekuentuar.

Për pushuesit kjo zonë është një nga perlat e Adriatikut, duke ju referuar edhe ndryshimeve rrënjësore që ka njohur gjatë viteve të fundit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA