Tërmetet katastrofike në Venezuelë, bilanci tragjik shkon në 920 viktima. Mbro 3300 persona të plagosur 26/06 19:56
Disa sulme ajrore janë bërë në një treg dhe një zonë rezidenciale në Sirinë veri-perëndimore, zona të mbajtura nga opozita.
Nga sulmet kanë mbetur të vrarë të paktën 31 civilë dhe pesëdhjetë njerëz të tjerë u plagosën shkruan BBC.
Sulmet ajrore u bënë në qytetin Maarat al-Numan, në provincën jugore Idlib, duke shkaktuar dhe përhapur një shkatërrim të madh.
Rusia ka mohuar lajmet se avionët e saj kanë kryer sulmet. Rusët mbështesin qeverinë e Sirisë me në krye Bashar Al Axsad, e cila po përpiqet të rimarrë rajonin nga rebelët dhe xhihadistët.
Top Channel