Prej 15 vitesh, aktori i njohur shkodran, Sandër Ruçi jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por pushimet verore i kalon në Shkodër, mes familarësh, artistësh e miqsh.
Por cilat janë arsyet se pse ai rikthehet cdo vit në qytetin e tij ?
“Jam le e rrit këtu, jam dikushi, kam edhe shoqninë këtu. Këtu kam shpinë, kam varret e të parëve”thotë ai.
Çdo ditë, Sandrin e gjen në pedonalen e qytetit të Shkodrës, teksa takohet me miqt e tij por edhe me simpatizantë të shumtë të humorit shkodranë.
Rikthimin në atdhe, “Mjeshtri i Madh” e konsideron si periudhe pushimi por edhe pune pasi prej kohësh po përgatitet për të ngjitur në skenën e teatrit “Migjeni” një komedi sebashku me disa aktorë të estradës se Shkodrës.
“Janë shume gjana që ne ja kena borxh Shkodrës.Shkodra simbolizohet me kalanë.Kalaja ka nanën dhe Shkodra asht si nana. Pra nana nuk harrohet”, thotë ai në fund.
Top Channel