Një ndër çiftet më të reja të showbizit Jonida Vokshi dhe aktori nga Kosova Besnik Krapi bënë publike lidhjen e tyre të dashurisë vetëm pak muaj më parë. Teksa çifti po përgatitet për dasmën e tyre të madhe në muajin Shtator, Jonida Vokshi në “E Diell” nuk shpëtoi pa u ngacmuar për bashkëshortin e saj të ardhshëm nëse i kishte mësuar ose jo zakonet e Kosovës.

“Kam bërë një Bashkim Kombëtar të vogël” u shpreh Vokshi. “Nuk i dihet nëse do jem unë nuse Kosove apo do të jetë Besniku dhëndër Shqipërie” habiti me deklaratën e saj ajo.

Në puntatën e fundit të programit “Personale” në Digitalb ajo i kërkoi Besnikut ta puthte në fund të programit. Ishte për ta vënë atë në siklet apo për t`i treguar asaj dashurinë, pse ia kërkoi Jonida partnerit të saj këtë gjest?

“Do them të vërtetën” pohoi Jonida. Duke qenë se momentalisht Besniku jeton në Prishtinë dhe unë në Tiranë, kisha rreth 3-4 ditë që nuk e takoja. Vazhdoi intervista me të dhe kur po mbaronim, u kujtova se më kishte marrë malli për ta puthur dhe ia kërkova publikisht” rrëfeu Vokshi.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA