Vodhi dy celular të shtrenjtë, “tradhtohet” nga kamerat e dyqanit
19/07/2019 08:35
Kishte vjedhur dy telefona me vlerë rreth 70.000 lekë në një dyqan celularësh, por identifikohet nga kamerat e instaluara në objekt.
Në pranga ka rënë shtetasi A. A., 36 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi më datë 16 korrik 2019 në orët e mbrëmjes, në rrugën “Sulejman Delvina” ka hyrë në një dyqan dhe ka vjedhur dy aparate celulare, me vlerë rreth 70.000 lekë të reja.
Autori nuk ka mundur që t’i gëzojë celularë t pasi policia e identifikoi nga kamerat e dyqanit dhe e arrestoi. Vijon puna hetimore, pasi dyshohet se ky shtetas ka kryer edhe vjedhje të tjera.
Top Channel