“Piratët” e turizmit, udhërrëfyes ta palicencuar, amatorët që marrin perpsipër guida turistike duke rrezikuar jetën e turistëve! Kjo ishte problematika e ngitur sot në programin “Pushime on Top”.

Situata aktuale e guidave është alarmante, theksoi Zamos Pathara, presidenti I federatës afting Albania. Ai shtoi se në Shqipëri 80% e udhërrëfyesve janë te palicencuar, të pa trajnuar dhe kjo ben që ata të jenë të pakuakifikuar për të përballuar veshtirësitë që mund të shoqërojnë turistët duke i ekspozuar ata me rreziqe të shumta, të cilave guidat nuk janë trajnuar ti bëjnë ball. Nga ana tjetër nuk respektohet raporti në numër i udhërrëfyesit për numrin e turiste! Një udhërrefyes duhet të ketë 8 persona jo më shume, rregull që nuk respektohet në të shumtën e rasteve

Turistët e huaj janë më rigoroz në kërkesat që kanë kur marrin një guidë, ndërkohë shqiptarët refuzojne ti respektojne rregullat, të pakten aty ku ka elementë sigurie që duhen zbatuar.

Top Channel