Presidenti Thaçi për thirrjen e Haradinajt në Hagë: Keqardhje, lufta e UÇK-së nuk mund të cënohet

19/07/2019 17:53

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar pas Gjykatës Speciale me seli në Hagë për të thirrur Ramush Haradinajn në procesin e nisur për pretendime për krime luftë gjatë luftës së Kosovës. Procesi bazohet në raportin shumë të kontestuar të Dick Marty.

Thaçi thotë se e ka mësuar me keqardhje thirrjen e Haradinajt dhe thekson se “as vlerat e lirisë sonë dhe as luftën e UÇK-së nuk mund ta cenojë askush!”

“Me keqardhje mësova që Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim ish-shefin e Shtabit të UÇK-së, Bislim Zyrapi, njëherësh këshilltar i imi, ish-komandantin e Zonës Operative të Dukagjinit, kryeministrin Ramush Haradinaj, si dhe disa ish-eprorë të tjerë të UÇK-së. Nga mediat tani u informova edhe për vendimin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, për dorëheqjen e parevokueshme nga pozita e tij. Unë e respektoj vendimin e tij dhe si President i Republikës së Kosovës ju siguroj se do të veprojë bazuar në kompetencat e mia kushtetuese dhe ligjore, për të cilat qytetarët e Kosovës do të njoftohen me kohë. Unë besoj në pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe besoj në vlerat e larta morale të ushtarëve të lirisë. As vlerat e lirisë sonë dhe as luftën e UÇK-së nuk mund ta cenojë askush”, shprehet presidenti Thaçi.

  Albin Kurti për Haradinajn: Dorëheqje e vonuar me arsye të gabuar

  Haradinaj përpara ‘Speciales’, reagimet në Prishtinë: Po paguan se doli kundër ndarjes së Kosovës

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA