Bukuria shqiptare e parë në një aktivitet turistik, ku vajza dhe djem nga çdo cep i Shqipërisë janë bërë bashkë për të promovuar zakonet e vendit tonë me veshjet tradicionale dhe gatimet.

Por vetëm dy prej tyre do të mund të fitojnë miss dhe mister Turizmi.

“Prej 15 vitesh ne kemi bërë realitet këtë garë bukurie duke treguar që trashëgimia kulturore është një thesar. Kulinarinë e kam si bosht të këtij eventi që të gjithë konkurrentët sjellin një gatim tradicional, dhe kjo jo thjesht për të mësuar gatimin por thjesht për të kultivuar këtë krenari për kuzhinën e pasur që na kanë trashëguar gjyshërit tanë” është shprehur Myzejen Konduri, producent.

“Më pëlqen shumë të vishem me veshjet popullore të të parëve tani sepse duhet të ruajmë trashëgiminë brez pas brezi. Ne përfaqësojmë traditën dhe kulturën tonë. Shumë e emocionuar jo se jemi shqiptarë po ne kemi veshjet popullore më të bukura në botë.Për mua trashëgimia kulturore, duhet të dimë nga kemi ardhur që të gjejmë rrugën ku do të shkojmë”, janë shprehur konkurrentët.

Pjesë e kësaj sfilate u bënë dhe të vegjlit, të cilët me krenari sfilonin të veshur me kostumet popullore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA