Mbi 1100 emigrantë të paligjshëm mbërrijnë në Kretë brenda një dite, humbi jetën dy prej tyre, katër të lënduar
Koha po kalon për të ruajtur pikat kyç të traktatit të raketave me Rusinë, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg për BBC. Z. Stoltenberg premtoi një përgjigje të matur, nëse Rusia nuk përmbush kriteret e marrëveshjes deri në afatin e 2 gushtit.
“Ne duhet të jemi të përgatitur për një botë … me më shumë raketa ruse,” tha ai.Marrëveshja e nënshkruar nga SHBA-ja dhe BRSS-ja e vitit 1987 ndaluan raketat afatshkurtra dhe të mesme.
Presidenti Trump njoftoi se SHBA do të pezullojë detyrimet e saj sipas Traktatit të Forcave Bërthamore të Mesme (INF) në shkurt, duke akuzuar Rusinë për shkeljen e kushteve të saj.
Rusia mohoi akuzat dhe njoftoi se ka plane për zhvillimin e sistemeve të reja të armëve.
Top Channel