Lukaku do të jetë lojtari i ri i Inter pas pak ditësh. Sipas mediave spanjolle kjo gjë është e sigurtë.

Inter dhe Manchester United kanë rënë dakord që sulmuesi belg të transferohet në Seria A. Inter do kryejë transfertën për 80 milion euro plus bonuset.

Lukaku edhe më herët kishte shprehur dëshirën për të kaluar tek Inter si dhe Conte i kishte dhënë dakordësinë drejtuesve për sulmuesin.

Tashmë Inter synon edhe blerjen e Dzekos për 15 milion euro. Për Lukakun ishte interesuar edhe Juventus por shuma e kërkuar nga United është konsideruar e tëpërt nga italianët.

Top Channel