Elseid Hysaj është gjithnjë e më larg Napolit, dhe ekipi më pranë transferimit të shkodranit duket Atletiko Madrid. Por transferimit i është shfaqur një problem. Atletiko nuk jep më shumë se 15 milion euro ndërsa Napoli kërkon më shumë.
Nga mos dakordësia në shifra duket se Atletiko është shumë afër transferimit të mbrojtësit të djathtë të Tottenham, Kieran Trippier. Sipas mediave angleze Trippier është shumë pranë kalimit tek Atletiko Madrid për 20 milion euro.
28 vjeçari u bashkua me Tottenham në vitin 2015 nga Burley dhe ka luajtur 100 ndeshje, ku ishte pjesë e formacionit edhe në finalen e Champions League kundër Liverpool.
Tashmë Hysaj ka hasur në një konkurrencë të fortë dhe shifrat e larta që kërkojnë drejtuesit e Napolit mund të bëjnë që mbrojtësi shqiptar të mos transferohet tek Atletiko Madrid.
Top Channel