I dënuar me burg në Itali për plagosje, kundërshtim të punonjësit të Policisë dhe vjedhje, arrestohet 32-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

10/03/2026 14:11

Është arrestuar provizorisht një 32-vjeçar, i dënuar me burg nga Italia për tre vepra penale.

Shtetasi Bledar Barsan, rezulton i dënuar me 9 vite burg, për plagosje, kundërshtim të punonjësit të policisë dhe vjedhje.

I dënuar me rreth 9 vjet burgim, në Itali, për 3 vepra penale, arrestohet provizorisht 32-vjeçari.

Në vijim të shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit të veprimeve operacionale, me homologët italianë, nëpërmjet specialistëve të Interpol Tiranës, të kryera në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda kryen veprimet për arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin në Itali, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Bledar Barsan, 32 vjeç.

Gjykata e Ankonës e ka dënuar këtë shtetas, me 8 vjet, 11 muaj e 10 ditë burgim, për plagosje, kundërshtim të punonjësit të Policisë dhe vjedhje, sipas parashikimeve të ligjit penal të Italisë.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel