Një familje me gjashtë anëtarë ka shfaqur pakënaqësi të mëdha ndaj kompanisë së pushimeve, me një pagesë prej 6800 paundësh në Malin e Zi, duke thënë se gjithçka ishte një makth. Joanne Humphreys, 53 vjeçe dhe bashkëshorti i saj Kevin, 46 vjeç, rezervuan një qëndrim 10 ditor në Malim e Zi për vete dhe fëmijët e tyre, por pushimet iu kthyen në makth.

Kompleksi ishte reklamuar si një hotel gjithëpërfshirës me katër yje, që kishte 4 restorante, pishina, palestra  dhe spa, ndërkohë që ishte një objekt në ndërtim. Grupi vendosi që të rezervonte një suitë luksoze për udhëtimin e tyre në ‘fshatin e pushimeve të ëndrrave’.

Familjes i ishte siguruar se gjithçka do të ishte gati me ardhjen e tyre më 17 qershor. Por kur mbërritën aty, gjetën punëtorët e ndërtimit, karrocat me llaç, erën e keqe e ujërave të zeza dhe ushqimin e pa gatuar. Kur u futën në hotel u tmerruan. Dhomat ishin të shkatërruara, 3 restorantet nuk funksiononin dhe shumë herë ushqimet ishin të pa gatuar e aspak të mjaftueshëm. Madje hoteli kishte thënë se do të huazonte një kuzhinier nga një hotel tjetër për të gatuar.

“Një herë gjeta një copë xhami në çokollatën time dhe kjo ishte e rrezikshme. Pushimet tona ishin një makth. Çdo ditë do të na ndodhte një gjë e keq. Koka e dushit u thye teksa ishim duke u larë, dera e dhomës së gjumit nuk mbyllej, stafi i hotelit ishte i patrajtuar dhe i pasjellshëm”, tha Joanne Humphreys.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA