Barnat në farmacitë spitalore/ KLSH: Transportohen dhe ruhen në kushte jashtë çdo standardi

16/07/2019 20:00

Raporti më i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit hedh dyshime jo vetëm në cilësinë e barnave që furnizojnë tregun shqiptar për shkak se në laboratorin e Agjensisë e barnave nuk bëhen analiza dhe një pjesë e mire e tyre e importohen nga vende si Turqia dhe Ballkani, por edhe për mënyrën se si ruhen ato sidomos në farmacitë spitalore.

Për periudhën 2017 -2018 agjensia e barnave ka lënë jashtë kontrollit farmacitë e spitaleve në vend se si i ruajnë apo i transportojnë medikamentet nga farmacia drejt spitalit.

Po kështu nuk kanë kontrolluar as mënyrën si transportohen medikamente nga depot farmaceutike. Në qendrën spitalore universitare grupi i auditit të Kontrollit të Lartë të Shtetit ka gjetur barna që transportoheshin me motorr dhe biçikletë në kushte atmosferike jashtë standartit.

Por kjo ndodh edhe në shumë farmaci të tregut të hapur ku shpesh qytetarët ankohen se nuk u japin efekt barnat, pasi shumë farmaci nuk respektojnë kushtet e ruajtjes së tyre.

Për më tepër inspektorët e Agjensisë së Barnave nuk kanë logjistikën e nevojshme si pajisje për marrjen e mostrave , pajisje për matjen e temperaturës apo lagështirës theksohet në raport.

KLSH rekomandon akreditimin e farmacisë spitalore në QSUT , Sipas tij farmacitë e shërbimeve spitalore vuajnë nga mungesa e investimeve për rehabilitimin e ambienteve të cilat janë në kushte jo të përshtatshme për të siguruar kushte optimale të ruajtjes së barnave.

Kryesisht ato janë ambiente me lagështirë dhe me mungesë të infrastrukturës së nevojshme si frigorifer profesional, kondicioner, etj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA