Nga Anila Hoxha

“Në brendësi të Institutit Bujqësor , në ish konviktet e rrënuara dhe me kushte aspak njerëzore mes disa familjeve që mbijetojnë, janë strehuar me fëmijët e tyre edhe dy policë. Njëri me inicialet R.M jeton në katin e parë të godinës numër pesë. Ka dy fëmijë. Krahasuar me të tjerët shteti I tij ja ka shprehur “mirënjohjen” duke mos ja ndërprerë energjinë elektrike. Dritat janë maksimumi I luksit ku jeton ai, në një ndërtesë të amortizuar, me tualete të përbashkëta , e korridore të zhytyra në errësirë ku zvarriten të pamundurit , në një jetë te varfërish dhe te ndershme.

R.M cdo ditë vesh uniformën e policit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe niset nga Instituti( Tirane) për të luftuar krimin, të organizuarin dhe të paorganizuarin. Shërben polic I shtetit tonë në qytetin e Elbasanit. R.M, jeton aq ngushtë dhe në mjerim sa nuk ka as vend për të mbajtur shishet e mbushura me ujë, të cilat I mban si rezerva në korridorin e përbashkët që e ndan me të ngjashmit si ai. Në ballkonin e sajuar gjendet lavatriçja, kuzhina, në brendësi një krevat, të cilin e ndan me bashkëshorten dhe dy fëmijët. Një ditë , kur faturat I përplaseshin fytyrës dhe I dhimbnin më shumë se “presioni” që I shkakton krimi , çifti vendosi që mbase do ishte më mirë që fëmijët ta mbushnin barkun me bukë në Itali, ndaj dhe gruaja i bashkohet here pas here te afërmeve bashkë më fëmijët.Dhe kështu për tja dalë , ndershëm dhe me dinjitet, gruaja me fëmijët e vegjçl përpiqet të punojë në shtetin fqinj dhe me kursime e sakrifica , familja e një polici lufton përditë me faturat . Pa asnjë favor , pa asnjë lehtësi. Dhe R.M është një nga policët e shumtë , qe veshin uniformën e shenjte te ligjit , dhe ka forcë nën betimin për atdheun të vazhdojë përditë i palëkundur , I bindur se atdheu e do!

Pak metra më tej , në një godinë tjetër mjerane , ne ish konviktin numër 7 jeton familja me shtatë anëtarë e policit S.H, polic ne kryeqytet. Me një rrogë qesharake qe sjell polici ne shtëpi , të tillë sa nuk I garantoi dot as shkollimin e fëmijëve , e shoqja Fitnetja është vetëpunësuar . Fitnetja mbush njëmijë copë cigare për të cilat paguhet 500 lekë. “ blej bukën .. ushqimet , por është shumë e vështirë “.. thotë gruaja e vetëpërmbajtur . Djali I madh quhet Mërgim dhe kur pa se ishte e vështirë , la familjen dhe iku për azil në Francë. Fëmijët e tjerë Elda, Ersilda dhe Klisioni jetojnë mes erës së duhanit që mbush e ëma, zhurmës së dritareve që përplasen dhe plasmasit të sajuar si xhama . Nën shkallë është vendosur krevati I njërit prej tyre, ngjitur me sobën, tenxheret e dhuruara dhe dritës së dobët. Edhe këtu ata janë më të favorizuarit sepse ajo dritë që ndriçon , të tjerët nuk kanë shans ta kenë. Fitnetja nuk e di çfarë është krimi, por gruaja di mire se çfarë është mendimi I përditshëm I një zonje shtëpie se çfarë do gatuaje për drekë. Çifti ka strehuar edhe një fëmijë të pestë , të cilën e ka braktisur e ëma dhe që ata nuk duruan dot ta shikonin në kosha plehrash. Qytetarë të ndershëm të vendit tim të dashur , por të padukshëm.

Ata ëndërrojnë të përfitojnë kredi të butë, por nuk kanë lekë mënjanë që të paguajnë një përqindje të domosdoshme të për blerë një strehë , ku ata të jetojnë si njerëz. Kanë aplikuar dhe nuk kanë marrë asgjë. A nuk duhet te kishte disa lehtësira ? Sidoqoftë policia e shtetit nuk ka asnjë evidencë dhe të dhënë se sa efektivë, oficerë police, jetojnë nën pragun minimal. Do duhej që çdo njëri që vesh atë rrobë, përpara se të luftojë krimin e organizuar të ketë të garantuar kushtet minimale. Sindikata nuk është shqetësuar ndonjëherë për këtë çështje.

Shumë prej drejtorëve të përgjithshëm kanë qenë më të shqetësuar për karrigen e tyre, per gradat, strategjitë statistikore e me the e te thashë. Asnjëherë nuk është hartuar një skemë që do tu jepte policëve të thjeshtë, agjentëve me rroga të ulëta , disa “privilegje” që në fakt ata duhet ti gëzojnë për shkak të uniformës së veshin dhe rrezikut që përballen. Minimalisht te mësonin sa mes tyre shumica e policeve me zor mbijetojnë, por asnjëherë nuk i thonë ” jo” shërbimeve te përforcuara qe do te penalizojë ata dhe jo shefat, ne rast se nuk raportojnë kush vendosi tende pa leje deri tek mbarëvajtja e ndeshjeve te futbollit. Police qe i duan dite -nate ne pune edhe per fusha qe nuk i përkasin policisë, sepse askush nuk e ngre zërin mbi kompetencat dhe shfytëzimin e policit si hamall !

Polici I tretë në fakt është një ish polic. E quaj polic sepse sapo ulesh me të ai fillon e të flet sipas sëmundjes profesionale që kanë të gjithë policët që e duan detyrën. Më tregon aksione ku ka marrë pjesë, se si në një rast kishin ndërhyrë për të kapur Sokol Buzederrin ( një eksponent I njohur I krimit ) , se si arrestoi vrasësin me pagesë Salvadore Letizia, se si arrestoi nipin e burrit të një politikaneje me drogë dhe se si ai më pas ishte liruar në mënyrë të çuditshme, se si kishte ndaluar pa patente djalin e një biznesmeni të njohur dhe se si shefat kishin tundur kokën të zhgënjyer prej tij. SI për fatin e tij te keq , në një postbllok njëherë gjatë një ndërhyrjeje kishte shoqëruar kunatin e një ministri dhe si e kishin bërë për një lekë, ja kështu duke e pyetur “ a je i sigurt që qytetari nuk u soll mirë me policinë”. E kishte kuptuar polici që kishte prekur një të paprekshëm sepse e kishte shtrire te paprekshmin me fytyre ne asflat dhe , kishte kërkuar falje për sjelljen e papërshtatshme për një polic. Mbase policit duhet ti mësojnë se ca makina te fortësh nuk duhen ndaluar, ca ambjente nuk duhen kontrolluar, ca e ca nuk duhet tu hidhen prangat, polici para tyre duhet te rrije i nënshtruar, i pagoje dhe gati – tu. Polici me ta duhet te sillet jo me forcën e ligjit , por me forcën e predikimit ndoshta si prift apo hoxhe. Pasi se pari per këto raste mbizotërojnë te drejtat e njeriut . Ky ish polici polic quhet Artan A. Punoi 17 vjet në radhët e policisë së fundmi ishte tek Shqiponjat në Tiranë. Iku prej andej sepse në ndërhyrjen e fundit shoqëroi nipin e dehur të një ish ministri, I cili I hëngri kokën.

“ Ditën që ndodhi kjo , ne I kërkuam shtetasit dokumentat,ai tha do ua bëj sic ua bënë policëve në Elbasan. U nxeha kërkova përforcime dhe e përcolla në komisariat. Qytetari nuk firmosi asnjë pretendim për dhunë, dhe më pas ai u lirua. Por pesë ditë më vonë ai dorëzoi një akt ekspertizë me shenja nga prangat në duar, kjo u pa si dhunë dhe sjellje e pahijshme dhe aktualisht jam nën hetim “. Artan A. e bën këtë rrëfim me fund të shpirtit jo sepse dëshiron të kthehet më në polici, por sepse ndihet I pavlerësuar, I hedhur poshtë, I tradhtuar nga eprorët, I pambrojtur, ndonëse ishte një shërbëtor I verbër I shtetit të tij. ” sepse jam i pafajshëm dhe sepse kam bere armiq ne emër te shtetit tim, i cili me ktheu kurrizin!” .

“Jetoj me qira dhe muajt e parë ishin të vështirë, sepse kur je polic që e do policinë, të ngjan sikur të kanë shkulur zemrën “ thotë Artani. Ai punon shofer dhe shpërndan produkte bulmeti dhe unë u njoha me të në një dyqan.

Ai më tha se policin nuk e duan , “isha nga ata që edhe po të vritesha për vendin tim , s’do më vinte keq për jetën , por për familjen” .
Ndaj , mos I braktisni policët, mos u tallni me ta. Sepse policia është një nga detyrat që përpara se të kërkojë muskuj, kërkon shpirt, dhe të gjithë ata që dalin çdo ditë për të siguruar jetën tonë, ndoshta në darkë nuk kthehen në shtëpi. Për të tjerat, nuk është këtu rasti të përmend shprehjen e një polici të njohur të cilit kur I vranë ish kolegun tha” mishi I policit shqiptar , është mishi më I lirë “. Por ndoshta kjo ishte më tepër një deklaratë në dhimbje e sipër, sepse ligjet janë aq të kopsitura sa për çdo vrasës polici gjykata shpall dënimin e përjetshëm. Megjithatë , a nuk duhet të klasifikohet si krim edhe mos vlerësimi I një polici, hedhja e tij në rrugë, rrogat e ulëta, vonesat e orëve shtesë, uniformat që më së shumti I blejnë vetë pasi tender bërësit e tyre I vjedhin. A e meritojnë policët kaq vlerësim të ulët, vetëm një pistoletë, dhe një numër me 41 ?

Mendojeni……!

FOTO GALERI
7/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA