Po kërkon një jaht luksoz? Atëherë je me fat: “Adastra”, që ka fituar një seri çmimesh për dizajnin dhe mund të kontrollohet me një iPad, është në shitje për 15 milionë dollarë.

Në pronësinë e miliarderit, Anto Marden, dizajni “futuristik i trimaranit”, duket si i dalë nga një film imagjinar, me krahë aerodinamikë që e ndihmojnë të lundrojë.

I krijuar nga Xhon Shuttleworth, jahti është po ashtu edhe miqësor me ambjentin.

Vetëm 20 për qind e tij zhytet në ujë dhe ai konsumon 14 për qind të sasisë së karburantit që përdoret nga një jaht tjetër tradicional.

“Adastra” ka pesë dhoma gjumi, katër tualete dhe një bar të hapur dhe mund të kontrollohet nga një iPad edhe në distancë.

Në faqen e internetit ku “Adastra” është nxjerrë në shitje, thuhet se ai është jahti më i këndshëm në botë. Nuk jepet asnjë çmim, por thuhet se për këtë mund të diskutohet. Në 2013, jahti i ri, vlerësohej në shumën e 15 milionë dollarëve.

FOTO GALERI
2/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA