Wake Up/ “EbbaneSis”, një fenomen i momentit në Itali, për herë të parë tur koncertesh në Shqipëri

12/07/2019 13:43

Dyshja që njihet me emrin e artit “EbbaneSis”, Viviana Cangiano dhe Serena Pisa kanë filluar të punojnë së bashku në repertorin klasik napolitan dhe në villanelle-t napolitane të shekullit të gjashtëmbëdhjetë dhe të shtatëmbëdhjetë.

Në vitin 2017 ato u bënë “virale” në internet, duke publikuar disa video të versioneve të këngëve napolitane të llojeve të ndryshme dhe kështu ajo që lindi pothuajse si lojë u shndërrua në fenomen social, duke tërhequr vemendjen e publikut, për të bashkëpunuar më tej edhe me artistë të njohur. “EbbaneSis” në vitin 2019 publikojnë në faqen e tyre “Bohemian Rhapsody” të përkthyer në gjuhën napoletane, videon që në 24 orë arriti 2 milionë klikime dhe i vendosi ato në vëmendjen e shtypit kombëtar. Muzika e tyre tashmë ka bërë që ato të interpretojnë jo vetëm në Itali, por edhe në vende të tjera, si Arabi Saudite, Francë dhe Rusi. “EbbaneSis” vijnë në Shqipëri për herë të parë ku do të mbajnë një tur. Mbrëmjen e djeshme ato kanë interpretuar në Durrës, sonte janë në Tiranë ndërsa me datë 13 do të këndojnë në Shkodër.

Top Channel