Wake Up/ Botuesja, Arlinda Dudaj: Librat, një udhërrëfyes shumë i mirë për pushimet tuaja

12/07/2019 13:41

Nëse keni planifikuar të udhëtoni për pushime jashtë vendit, nuk ka një mënyrë më të mirë për të njohur qytetin që do të vizitosh sesa të lexosh paraprakisht një libër, i cili në qendër mund të ketë çfarëdolloj ngjarjeje, por që sillet përreth, flet me detaje dhe përshkruan më së miri qytetin ku po shkoni.

Një libër i mirë mund të bëhet udhërrëfyesi juaj kryesor për të njohur vërtet vendin që po vizitoni, pasi vendi i ngjarjes është po aq i rëndësishëm sa personazhet në të. Sot në “Wake Up” diskutuam mbi librat e autorëve që na zbulojnë qytetet që duam të vizitojmë.
Pragë – “Shakaja”, Milan Kundera.
Tokio – “Kronika e Zogut Kurdisës”, Haruki Murakami
Kejp Taun – “Turpi”, J.M.Coetzee
Stamboll – “Muzeu i Pafajësisë”, Orhan Pamuk.
Barcelonë, Kubë – “Një zemër kaq e bardhë”, Javier Marias
Paris – “Kodi Da Vinçi”, Dan Brown
Firence, Venecia, Stamboll – “Ferri”, Dan Brown
Roma – Djem Jete, Pier Paolo Pasolini

Top Channel