Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca është takuar me Naureda Llagami, kryetare e Këshillit të Lartë Gjyqësor, me të cilën ka biseduar për ecurinë e punës për ngritjen e Gjykatës së Lartë.

Soreca thekson se është me rëndësi që së shpejti të ketë një gjykatë funksionale dhe me cilësi pune.

“Kryetarja e KLGJ Naureda Llagami më njohu sot me punën e Këshillit, në veçanti për hapjen e pozicioneve për Gjykatën e Lartë, për të cilën tashmë ka akte rregullatore. Me rëndësi që së shpejti të ketë një Gjykatë funksionale, por edhe të balancohet shpejtësia dhe cilësia e punës”, shprehet Soreca.

Puna për ndërtimin e institucioneve të reja të drejtësisë dhe funksionimi i atyre ekzistues, ka marrë një tjetër hov përgjatë verës, me qëllim ngritjen e tyre sa më shpejtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA