Debat në Kuvend/ Berisha-Spiropalit: Nuk e ke nga Saliu, por nga vetja. Ish-ministrja e punëve të Jashtme: Nuk lëviz dot një gur, jo më një qeveri 05/03 10:42
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka pritur në një takim Stephen Harper, president i Unionit Ndërkombëtar të Demokratëve. Harper ka qenë edhe kryeministër i Kanadasë për rreth një dekadë dhe Basha e falenderon për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë në integrimet euro-atlantike.
“Nder dhe privilegj të mirëpres një mik të çmuar dhe përkrahës të zjarrtë të demokracisë në Shqipëri dhe integrimit euroatlantik”, thotë Basha.
Kreu i opozitës thotë se është mirënjohës për mbështetjen e Harper “për demokracinë dhe sundimin e ligjit si rruga e vetme e Shqipërisë për në Bashkimin Evropian.”
Top Channel