WakeUp/ UNFPA, fushatë në shkolla për abuzimin seksual

11/07/2019 14:24

Sot në Ditën Botërore të Popullsisë, plagë aktuale sociale është tkurrja me ritme galopante e popullsisë në Shqipëri (për shkak të uljes së lindshmërisë dhe emigracionit).

Për përkundër kësaj, një problem tjetër mbetet mungesa e informacionit dhe e dijes që kanë të rinjtë dhe adoleshentët për familjen dhe planifikimin familjar.

E ftuar në “Wake Up”, Dr. Dorina Tocaj, pjesë e UNFPA në Shqipëri tha se të rinjtë në vend kanë ende mangësi përsa i përket njohurive mbi përdorimin e metodave kontraceptive, pavarsisht se lënda e edukatës seksuale tashmë ekziston si një lëndë më vete që prej 2016. Një problematikë tha ajo është dhe mungesa e informacionit që kanë të rinjtë përsa i përket abuzimit seksual. Për këtë arsye shumë shpejt do të nisë një fushatë mbarëkombëtare që të rinjtë , por edhe mësuesit të marrin informacionin e nevojshëm.

Top Channel