WakeUp/ 40% e konsumatorëve varen nga “influencers” për blerjet e tyre

11/07/2019 14:13

Mesatarisht njeriu shpenzon 11 orë në ditë duke naviguar në internet.

Në këtë epokë të varur nga treknologjia çdo ditë e më shumë po fuqizohen ata që quhen influencer, njerëz që kanë një ndikim në mediat sociale. Një sondazh i fundit i “Influencer Organizer Network” zbuloi se pothuajse gjysma e konsumatorëve në mbarë botën varen nga rekomandimet influencuese për blerjet e tyre. Sipas këtij sondazhi 40% e të anketuarve kanë blerë diçka pasi e kanë parë atë të përdorur nga një ndikues në facebook, Twitter, YouTube, Instagram ose Vine. Sot shumë biznese po investojnë më shumë në marketingun përmes influencuesve, por dhe këtu janë disa çështje që duhen zgjidhur. Problemi kryesor mbetet besimi por dhe zgjedhja e target-grupit që bizneset kërkojnë për produktin e tyre.

Top Channel