Wake Up/ Studim britanik: Ndotja e ajrit “i plak” mushkëritë me dy vjet!

11/07/2019 14:15

Ndotja e ajrit ndikon drejtpërsëdrejti në shëndet dhe madje i plak mushkëritë tona deri në dy vite.

Ky është konkluzioni i nxjerrë nga studiuesit e Universitetit “Leicester” në Britani, të cilët kanë analizuar shëndetin e rreth 300.000 njerëzve nga mosha 40-69 vjeҫe.
Të dhënat treguan se pavarësisht nivelit të nëjtë të ndotjes në zonën ku jetojnë, personat me të ardhura më të pakta janë më të predispozuar për të patur probleme shëndetësore sepse edhe kontrolli spitalor është më i kufizuar për ata që kanë pak mundësi ekonomike.
Ekspozimi ndaj ndotjes po rrit numrin e sëmiundjes obstruktive pulmonare (COPD) e cila shoqërohet me vështirësi në frymëmarrje, infeksione në kraharor apo probleme me kollitjen.
Vetëm në Britani rreth 1.2 milion njerëz janë diagnostikuar me këtë sëmundje duke e bërë sëmundjen e dytë më të zakonshme të mushkërive pas astmës.
Ndërsa në SHBA rreth 16 milion njerëz vuajnë nga COPD (sëmundja obstruktive pulmonare). Studimi më i fundit i botuar në “Journal European Respiratory”, tregon se ndotja e ajrit mund të jetë shumë më e dëmshme sesa ishte menduar disa vite më parë sepse dëmet e saj akumulohen që në fëmijëri.

Top Channel