Wake Up/ Shikimi në sy? Jo gjithmonë shenjë e mirë…

11/07/2019 14:16

Kur shohim dikë në sy a është vërtetë një shenjë besueshmërie dhe sinqeriteti?

E keni pyetur veten ndonjëherë lidhur me këtë?
Shikimin në sy gjithmonë e kemi konsideruar pozitiv, por një eksperiment e vë në dyshim këtë besim. Nëse dikush na shikon në sy teksa flasim me të, nuk do të thotë që me patjetër ka qëllime të mira.
Shikimi në sy mund të jetë shenjë respekti dhe ndershmërie, por shpeshherë është dhe një mënyrë për të fshehur qëllime jo të mira…Për shembull, në një mjedis konkurrues, duke parë dikë drejtpërdrejtë në sy mund të jetë një shenjë e konkurrencës, mashtrimit…sesa shenjë sinqeriteti apo transparence, kështu ka zbuluar një studim i botuar në Revistën Evropiane të Psikologjisë Sociale.
Studiuesit arritën në këtë përfundim pas 2 eksperimenteve. Në të parin ata përdorën sistemin e ndjekjes sy më sy tek 75 persona dhe zbuluan se ata që ishin kundërshtarë dhe shikonin njëri – tjetrin në sy kishin tendencë të bënin një ofertë më të ulët se ajo e mëparshmja…Më tej konfirmimi erdhi nga eksperimenti i dytë, në të cilin studiuesit kërkuan 53 persona që të shohin në sy ose në pjesë të tjera të fytyrës homologët e tyre.
Në këtë rast rezultati ishte i parashikueshëm, pasi për të negociuar dhe për të qenë më bindës ata duhet të shihnin njëri – tjetrin në sy, një mënyrë kjo për të bërë oferta më të ulëta në krahasim me ata që nuk kishin interesa të tilla. Autori i studimit, Jennifer Jordan shkruan: “Mençuria popullore na tregon se kontakti me sy është një shenjë e ndershmërisë dhe besueshmërisë, por këto rezultate nuk ishin një surprizë për ekipin tonë të kërkimit.
Sipas studimit, kjo sjellje do të ishte veçanërisht e dukshme në mjediset e punës, ku shikimi sy më sy mund të fshehë qëllime jo miqësore dhe në mjedise të tjera konkurruese. Në këtë studim ka dhe një lajm të mirë, pasi autori thotë se eksperimentet tona u zhvilluan në një mjedis konkurrues dhe duhet të kuptohen në këtë kontekst, ndërsa në mjediset shoqërore, si miqtë, familja apo të dashurit kontakti sy më sy i referohet respektit dhe dashamirësisë.

Top Channel