Vincent Lambert, tetraplegjiku 42 vjecar, në gjendje vegjetative prej më shumë se 10 vitesh, i shndërruar në simbol të debatit për fundin e jetës në Francë, ka vdekur.
Lajmi është konfirmuar nga familja. Pas vendimit të fundit të gjykatës, mjekët prej më shumë se një jave, kishin ndërprerë kurat dhe ushqimin.
Prindërit e tij, kishin bërë një betejë të vërtetë ligjore për të penguar që të birit, viktimë të një aksidenti rrugor në 2008, ti ndërpriteshin kurat dhe ushqimi që e mbanin në jetë.
Nga e hëna, ata ishin dorëzuar, duke e përshkruar tani si të paevitueshme vdekjen e Vinsentit.
Eutanazia është e paligjshme në Francë, por mjekët lejohen ti japin fund pacientëve të pashërueshëm. Rasti i Lambert, ndau vendin por edhe familjen e tij, duke u bërë shkak edhe për demonstrime në rrugët e Parisit.
Prindërit e tij kanë luftuar ta mbanin në jetë të birin e madje kanë folur për vrasje shtetërore, por bashkëshortja, dhe të afërm të tjerë, argumentonin se gjëja më njerëzore për të bërë ishte ta lejonin atë të vdiste.
Top Channel