Kompania “Podshare” ka nisur të japë shtretër “marinarë” me qira, si zgjidhje për çmimin e lartë të banesave në qytetin më të lakmuar amerikan. San Francisko.

Qiraja mesatare për një apartament me një dhomë në SHBA është 1216 dollarë. Në San Francisko, kjo mesatare është 3600 dollarë, një rekord në histori.

Çmimet janë rritur sidomos pasi kompanitë më të fuqishme të teknologjisë nisën të përdorin “Silcon Valley” si qendrën e tyre, ku janë përqendruar vendet më të mira të punës, dhe më të mirëpaguara.

Shtretërit “marinar” janë zgjidhje që ofron kompania, në mënyrë që qiramarrësit të paguajnë 1200 dollarë, 2400 më pak se ç’do t’u kushtonte mesatarisht.

 

FOTO GALERI
1/4
Qiramarrësit do të kenë një shtrat, një dollap dhe internet falas.

Top Channel