A e ke pasion gatimin? A të tërheqin garat? A dëshiron të bëhesh i famshëm? A je i gatshëm që në emër të fitores të bësh gjithçka, të përballesh me të papriturat, tensionin, debatin në kuzhinë më “të tmerrshme”, por më të famshmen, më të dëshiruarën në të gjithë botën?

Nëse ke një “Po” si përgjigje për të paktën njërën nga këto pyetje, mos humb më kohë. Apliko për t’u bërë pjesë e “Hell’s Kitchen Albania 2”. Top Channel do ta risjellë në Tetor, formatin e cilësuar ndër më të suksesshmit në zhanrin “reality show”, në të gjithë botën. Një program që ndërthur pasionin dhe talentin për të gatuar, garën, tensionin, debatin, adrenalinën, spektaklin…Çfarë do të ndodhë këtë herë në kuzhinën e ferrit!?

Eja zbuloje! Eja bëj paktin tënd me djallin dhe kupto se mund të fitosh, se mund ta sfidosh shefin “e tmerrshëm”, Renato Mekollin! Ai po ju pret! Ti mund të jesh fituesi i këtij edicioni.

Apliko tani! Është fare e thjeshtë.

Mjafton një klik në:  http://aplikime.top-channel.tv/hellskitchen

Top Channel