Fiks Fare tregoi me audio dhe video fakte të babait përdhunues. Biseda në të cilat ai pranon se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën ,kjo kundrejt dhunës fizike. Kjo e fundit vetëm e vetëm, për faktin që vajza mos të tregonte për atë ç’ka babai i bënte.
Madje ai krijonte edhe situata, si shëtitje me makinë apo për të shkuar për të marrë dokumenta me vajzën, si e si të ishte vetëm me të. Edhe ajo ç’ka u pa në video, në Fiks Fare, ishte se babai përdhunues i kërkon ” princeshës” së tij të kryejnë marrëdhënie seksuale në makinë. Vajza nuk pranon, por i ati i premton se do të ishte hera e fundit.
“Kam shumë kohë që e dëgjoj që kjo do jetë hera e fundit, por fundi nuk ka ardhur asnjëherë”, shprehet vajza.
Biseda i kalon caqet e një bisede që mund të bëjë një babë me vajzën e tij, duke marrë komplet nota seksuale, pasi i ati do me çdo kusht që të kryejnë marrëdhënie në makinë. Vajza për t’i shpëtuar situatës i thotë se këtë do e bëjnë kur të mbërrijnë në shtëpi, por ai është dyshues duke u shprehur ” se mos thua në shtëpi, pastaj jo”.
Me të mbërritur në shtëpi babë e bijë vazhdojnë të njëjtën bisedë, ku babai këmbëngulë të kryejë marrëdhënie me vajzën dhe në bisedë e sipër pranon që ka abuzuar seksualisht me të. Madje vajza i kujton edhe se sa dhunë fizike ka ushtruar ai mbi të, duke e rrahur dhe duke e lidhur me litar. Nuk kanë munguar dhe rastet ku ai e ka lidhur me karikuesin e telefonit.
Ajo që të bie në sy në bisedë, kur vajza i kërkon llogari se çfarë babai mund të jetë ai që abuzon me vajzën e vetë ai shprehet, ” sa të bredhësh poshtë e lartë më mirë të shkosh me mua”.
Top Channel