Wake Up/ Kush është Pati Vardhami, shqiptarja që kandidon në parlamentin grek?

05/07/2019 13:12

Këtë të dielë në shtetin fqinjë Greqi mbahen zgjedhjet parlamentare.

Në zgjedhjet e 7 korrikut, në Greqi, garojnë 20 parti dhe 4 koalicione. Sondazhet parashikojnë ardhjen në pushtet të opozitares “Demokracia e Re”, sidomos pas humbjes qeverisë SYRIZA në zgjedhjet Europarlamentare të majit, me diferencën historike për vendin 9.35%. Ndërkaq ajo që është e rëndësishme është se në këto zgjedhje do të garojnë për parlamentin helen, edhe shqiptarë . Pati Vardhami, është një nga shqiptaret që nën siglën e Partisë “Mera 25”, një parti e qendrës do të garojë për deputete në parlamentin grek. Ajo lindi në Tiranë , por në 1991 u vendos së bashku me familjen në Greqi. Pasi mbaroi studimet për ekonomik në Athinë, ajo u largua në Londër për të vazhduar studimet master duke qëndruar aty për gati dhjetë vjet. Pas Londrës ajo vendos të kthehet në Athinë ku dhe filloi impenjimet e saj në politikë.

Top Channel