Wake Up/ Kantautori Jon Ajdini, një ekselent i matematikës dhe muzikës

05/07/2019 13:12

Kantautori nga Shkupi, Jon Ajdini ka zgjedhur që të prezantohet për publikun me emrin artistik Yon Idy.

Kënga e tij “Gentle”, sapo u publikua, hyri menjëherë në Top Aëards duke u cilësuar si një nga projektet më të veҫanta. Jon këndon në anglisht pasi kështu beson se do të përfshijë një publik edhe më të gjerë me muzikën e tij. Të njëjtën gjë ka menduar edhe për emrin e artit, duke gjetur atë që i përshtatet më së miri edhe në anglisht. Deri në moshën 16-vjeҫare muzikën vetëm e shijonte si dëgjues, derisa mësoi kitarën dhe kuptoi se ky do të ishte edhe profesioni i së ardhmes. Aktualisht Jon kompozon këngë të reja pothuajse çdo ditë.. Deri tani ka arritur në rreth 20 këngë të cilat mendon se meritojnë të regjistrohen. Së shpejti do të publikojë një këngë të re e më pas do të vijojë intensivisht edhe me projekte të tjera muzikore.

Top Channel