Ky është plazhi i Porto Novës në Zvërnec, rreth 10 km nga qyteti i Vlorës.  Këto ditë të nxehta qershori popullohet vetëm nga kampistë.

“Shqipëria është një vend shumë miqësor. Ne jemi të lumtur që jemi këtu”, thotë një turiste.

Në një vijë bregdetare prej 3 km janë parkuar me dhjetar rulota me turiste nga Finlanda, Holanda, Gjermania, republika Ceke, apo Austria.

“Jam nga Finlanda. Erdhëm  pak ditë më parë dhe gjetëm këtë vend të bukur dhe me hapësirë të madhe”, thotë turisti.

Këtu nuk ofrohet as tualet dhe as energji elektrike për kamping, ndaj ata që ndalojnë nuk paguajnë asnjë detyrim që normalisht do të ishte 500 lekë për metër katror. Ndërsa mbledhja e mbeturinave mbetet në ndërgjegjen e gjithsecilit..

“Është një plazh i madh. U vendosëm me kamperin tonë. Për ne është parajsë këtu. Ne i mbledhim mbeturinat vetë sepse është e rëndësishme të mos ngelet asgjë këtu, në mënyrë  që të ruhet kjo parajsë”, thotë një i huaj.

“Vij nga Finlanda. Kemi disa ditë në këtë plazh. Është hera e dytë që vij në Shqipëri sepse kur erdha herën e parë më lindi dëshira të rikthehem. Do të qëndrojmë 5 javë dhe do të zhvendosemi me shpejtësi. Kemi udhëtuar shumë dhe kemi kërkuar vende me natyrë të veçante, jo nga ato që janë të caktuara për kamping, sepse neve nuk na pëlqejnë ato lloj vendesh”, shprehet turistja finlandeze.

Në Shqipëri vijnë me mijëra turistë me kampera të ngjashëm, të cilët parkojnë ku te gjejnë hapësirë, ndërkohë që lëvizja e tyre duhet te jete e rregulluar në vende të licencuara, në mënyrë që të trajtohen mbetjet që krijojnë. Por kjo nuk ndodh dhe pothuajse në të gjithë bregdetin e jugut. Gjen  mjete të tilla që stacionohen me javë të tëra. Shqipëria ende nuk e ka një sistem ligjor rregullues për këtë lloj turizmi dhe veç kësaj, nuk ka krijuar struktura të plota përgjatë gjithë bregdetit.

Dallim bën zona e Kavajës, ku ka vende

Top Channel