Korriku do jetë përvëlues/ Deri në 38 gradë nën hije, kujdes të moshuarit!

05/07/2019 15:43

Muaji korrik do të shënojë temperatura deri në 38 gradë. Sipas Organizatës Botërore të Meteorologjisë, këto temperatura matën në hije, që do të thotë se në diell ne i ndjejmë 5 gradë më shumë.

Korriku ka nisur përvëlues. Ai do të jetë i nxehtë dhe i thatë me shumë pak reshje, në zonat malore.

“Gjatë këtij 10 ditëshi patën 3-4 ditë me temperatura 37-38 gradë celcius. Do të kemi edhe disa ditë në 10 ditëshin e dytë dhe të tretë. Ndërsa temperaturat zotëruese do të variojnë nga 33 në 36 gradë celcius. Nuk parashikohet që gjatë këtij muaji të kemi temperaturë ekstremisht të larta, 39-40 gradë celcius”, ka thënë Meteorologia Adiola.

Gjatë të premtes, temperaturat ranë me 2 gradë celcius.

Në fundjavë temperaturat nuk do të luhaten shumë. Në zonat e ulëta do të shkojnë në 36 gradë. Ndërsa në vendet bregdetare 34 gradë, për shkak të ndikimit të detit.

Nëse për vende si yni këto temperature duken normale, nuk i përjetojnë të tilla Gjermania, Franca e Zvicra ku termometri shënon mbi 40 gradë.
“Ky korrik me problematike do të ketë vlerat e natës, temperaturat minimale që paraqiten 3-4 gradë më të larta. Mëngjesi në zonat malore është 16-17 gradë, pra më të larta se vlerat shumë vjeçare. Pikërisht kjo gjë shkakton gjumin e parehatshëm”, ka shtuar meteorologia.

Nëpër rrugë hasen me pak njerëz të moshës së tretë, të cilët nuk e përballojnë dot vapën. Mjekët rekomandojnë shmangien e orëve të pikut dhe lëvizjen në zonat e zhveshura nga gjelbërimi dhe si gjithmonë konsumim i shtuar i ujit kryesisht.

“Vdiqëm fare nga vapa, thotë një zonjë që mban një napë të lagur në qafë. Mundohemi të ecim hijeve, të pijmë lëngje, kur futemi në ujë lagemi gradualisht, tregon një zotëri. Bëjmë shpesh dush, apo freskohemi me ventilator e kondicioner. Kur dalim jashtë si ta kemi pastaj thotë një tjetër zotëri. Njeriu duhet të jetë mjeku i vetvetes thotë ai”.

Top Channel