Wake Up/ Vaksina digjitale kundër “Fake news”

04/07/2019 12:36

Universiteti i Kembrixhit ka krijuar një lojë online që në mëson të njohim dhe shmangim lajmet e pa vërteta. Sociologët e këtij universiteti me anë të kësaj loje kanë si qëllim të testojnë qasjet alternative kundër përpjekjeve të dezinformimit.

Drejtori i laboratorit për vendimet sociale në Kembrixh, Sander van der Linden shprehet: “Lajmi i rremë përhapet më shpejt se e vërteta, kështu që luftimi i tyre teksa pushtojnë gjerësisht ëebet duket si një betejë e humbur ndaj lidhur me këtë dëshirojmë të provojmë se si mund t’i parandalojmë ato”. Sipas tij kjo lojë online do t’i mësojë përdoruesve të rrjetit mekanizmat e ndërtimit të një lajmi të rremë në mënyrë që ata të arrijnë t’i njohim lajmet “fake” dhe t’i shmangin. Kjo lojë e quajtur “vaksinë digjitale” duhet të imunizojë njerëzit nga efektet e rrezikshme të këtyre lajmeve. Qëllimi i lojës është që të mbledhë sa më shumë persona për të ndarë “gënjeshtra’ dhe për të devijuar vëmendjen kur rreziku i përhapjes bëhet shumë i lartë. Që të bëhesh superstar i “Fake neës”, duhet t’i përgjigjesh një seri pyetjesh dhe të kalosh me sukses 6 nivele të ndryshme pyetësori. Qindra njerëz morën pjesë në këtë lojë, e cila për 15 minuta i ftoi ata të ushqehen me zemërimin dhe frikën duke përhapur ide dhe hipoteza konspiracionesh. Për të vlerësuar efektet e “vaksinës”, 15,000 pjesëmarrësit të cilët përveç lojës ranë dakord të marrin pjesë në studim, u pyetën për të vlerësuar besueshmërinë e disa titujve të lajmeve para dhe pas provës. Besueshmëria e perceptuar e lajmeve të rreme u zvogëlua me 21% pas përfundimit të lojës dhe ata që para testit u mashtruan më lehtë përfitonin më shumë se të tjerët nga “vaksina digjitale”.

Top Channel