Irina Shayk mban në dorë “Idiotin”/ Pas ndarjes me Cooper shëtit me çantë me kopertinën e Dostojevskit

04/07/2019 11:22

Hakmarrja është një pjatë që shërbehet e ftohtë – kështu thotë një proverb i famshëm. Dhe Irina Shayk duket se e ka kuptuar mirë konceptin.

Një muaj më parë, top modelja dhe tashmë ish-partnerja e Bradley Cooper njoftuan ndarjen, pas katër vitesh bashkë dhe lindjes së një vajze.

Irina Shayk, gjithnjë shumë e rezervuar dhe pak aktive në mediet sociale, për sa i takon jetës së saj personale, duket se tani është në fazë hakmarrjeje. Pasi ka gëlltitur për pak javë zhgënjimin në dashuri, Shayk ka kaluar në kundërsulm.

Fillimisht, disa foto provokuese gjatë një seance fotografimi në Islandë dhe tani, një sfidë e vërtetë.

Nëse ka një gjë që di ta bëjë mirë, Irina Shayk, është ajo e komunikimit me pamjen. Në shëtitje nëpër Nju Jork, gjatë fundjavës, ajo ka zgjedhur veshje bazike, minifund, xhaketë të zezë dhe kambale. Dhe në dorë, një çantë në formë libri që ka si kopertinë romanin e famshëm, “Idioti”, i Dostojevskit. Mesazh ky që fare mirë mund t’i drejtohet ish-partnerit të saj.

Dhe me këtë aksesor, ajo ka goditur në shenjë, në një kohë kur mediet amerikane gëlojnë nga thashethemet për një shtatzëni të mundshme të Lady Gagës, që është përfolur prej kohësh për një lidhje sentimentale me aktorin Cooper.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel