Tregtia mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk është në nivelet e duhura, duke pasur parasysh potencialet dhe lidhjen e fortë mes dy shteteve shqipfolëse.

Bizneset e dy vendeve kanë ngritur një grup pune, për të nxjerrë gjithë problematikën. Shkëmbimet tregtare mes dy shteteve shqipfolëse janë mjaft të ulëta ndërkohe që janë një sërë pengesash administrative që nuk lejojnë rritjen e tregtisë, që nga skanimi i kamionëve e deri tek problemet jo tarifore që lidhen me njohjen e certifikatave fitosanitare.

Në një sondazh me sipërmarrjen e Kosovës, Fatkeqësisht Shqipëria radhitej e dyta, pas Serbisë për pengesat, për të bërë biznes. Nikolin Jaka, kryetar i Dhomës së Tregtisë së Tiranes, tha se kjo situatë largon bizneset nga bashkëpunimi, ndërkohë që brenda 30 korrikut e gjithë problematika do të prezantohet për zgjidhje tek të dyja qeveritë.

“Kjo situatë problematike jo vetëm që nuk i shërben krijimit të një klime bashkëpunuese dhe ndërvepruese ndërmjet sipërmarrjeve të vendeve tona, por kjo klimë konfliktuale i largon më shumë sipërmarrjet dhe qytetarët e dy shteteve dhe një kombi”, është shprehur Nikolin Jaka.

Sipërmarrjet nuk kanë deklaruar se çdo të bëjnë në rast të kundërt, po një nëpër mjediset e shoqatave të biznesit qarkullojnë zërat për bllokimin e doganës së Morinës, në rast se kërkesat nuk zgjidhen. Numri i bizneseve shqiptare që eksporton drejt Kosovës nuk e kalon 800 subjekte tregtare, për 6 mujorin e parë të 2019. Një shifër kjo mjaft e ulët nga dhoma e Tregtisë së Tiranës.

Top Channel