Wake Up/ Prindërit mendojnë se syzet e diellit duhet të jenë pjesë e uniformës së shkollës!

02/07/2019 14:52

Një studim me mbi 1.000 prindër me fëmijë të moshës 4-12 vjeç, tregoi se 72 % e tyre mendojnë se syzet e diellit duhet të jenë pjese e uniformës shkollore, për të mbrojtur shikimin.

Megjithatë, vetëm 3 në 10 prindër e dërguan fëmijën e tyre në shkollë me syze dielli sa herë që ishte kohë me diell. Studiuesit zbuluan gjithashtu se vetëm 16 përqind e të anketuarve thanë se fëmijët e tyre gjithmonë mbajnë syze dielli në një ditë me diell dhe një në katër thanë se fëmija i tyre nga mosha 4-12 nuk mban aktualisht një palë syze dielli. Madje vetë fëmijët nuk kanë shumë dëshirë që të mbajnë syze dielli por i gjithë shqetësimi vjen nga prindërit. Një e katërta madje thanë se fëmija i tyre e kishte të ndaluar nga shkolla e tyre për mbajtur syze dielli në mjediset e shkollës, pasi shkolla nuk kishte një politikë konkrete për këtë gjë. Studimet e deritanishme evidentojnë se deri në 80 për qind të ekspozimit të jetës së një personi ndaj UV është marrë para moshës 18 vjeç, kur sytë e fëmijëve nuk janë zhvilluar ende plotësisht. Megjithatë, 57 përqind e prindërve të cilët iu kanë blerë fëmijëve të tyre syze dielli, i kanë kontrolluar syzet për vlerësimin e tyre të mbrojtjes nga UV para se të bëjnë blerjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA