Kartat e identitetit apo pasaportat jenë dy ndër dokumentet kryesore për ҫdo person pasi përmbajnë të dhënat më të rëndësishme personale.
Ekspertët vënë në dukje se si letërnjoftimi ashtu edhe pasaportat janë lehtësisht të falsifikueshme dhe rrjedhimisht të përdorura për arsye përfitimi. Jo pak herë persona me një historik kriminal, etiketojnë figura të pastra (të pa përfshira në veprime të jashtëligjshme) dhe i vjedhin të dhënat e tyre personale. Në këtë mënyrë ata rikrijojnë një identitet të rremë dhe i përdorin dokumentet e identifikimit për të marrë kredi në banka, për të kaluar kufirin apo për të fshehur identitetin e tyre për arsye nga më të ndryshmet. Në përditshmëri këto dokumente të falsifikuara nuk janë të dallueshme, madje as nga ekspertët, si juristë apo noterë. Më herët në media janë raportuar jo pak raste kur kartat e identitetit falsifikoheshin për t’u përdorur edhe në procese zgjedhore (konkretisht në 2013), për një ҫmim nga 80-100 Euro.
Top Channel